Një fëmijë dhjetëvjeçar nga fshati Batincë rrethina e Shkupit është lënduar rëndë pasi një kamion e ka shkelur dhe tani po lufton për jetë.

Aksidenti, siç theksohet në buletinin e policisë, ka ndodhur dje rreth orës 16:10 minuta në fshatin Batincë, ku automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.J. (29) nga fshati i Shkupit Cvetovë, e ka goditur fëmijën 10 vjeçar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. Fëmija është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe është në rrezik për jetë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.