Demir Reshiri nga Bresana e Dragashit u gëzua me trashëgimtarë nga djali e dy vajzat të cilët i kishte martuar në gusht të vitit të kaluar.

Vajzat e tij, Albana dhe Abetarja, ishin kurorëzuar brenda dy dite, ndërsa dhjetë muaj më pas ishin bërë nëna, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj, edhe vëllai i tyre, Ditlindi u martua me 29 gusht të 2016, në një datë që përkon me ditëlindjen e tij.