Facebook sot ka filluar të azhurnoj platformën e tij ueb dhe aplikacionet mobile me dizajnin e ri.

Mirupafshim katrorë, tani e kanë radhën rrathët. Facebook ka ndryshuar dizajnin e platformës ueb si dhe aplikacioneve mobile, transmeton Express. Ndryshimi kryesor që bie në sy janë fotot e profileve të cilat tani kanë formë rrethore duke zëvendësuar atë të mëhershme katrore. Një tjetër detaj, janë ikonat të cilat tani janë të vijëzuara dhe pa mbushje brenda.