Deri në fund të vitit pritet të fillojë ndërtimi i aksit rrugor Gradsko-Drenovë nga rruga eskperte deri në Prilep ndërtimi i i të cilit duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2019. Mjetet janë siguruar përmes grantit nga BE në lartësi prej 35,4 milionë euro, ndërsa në fazën përfundimtare është zgjedhja e ofruesit më të mirë.

Këtë e kumtoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në konferencë për shtyp në të cilën ka informuar për marrëveshjen e nënshkruar dypalëshe me BE-në për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e rrugës eksprese të aksit Drenovë-Gradsko si pjesë e krahut 10D në korridorin rrugor 10.

“BE duke i mbështetur përpjekjet e Qeverisë së re mori vendim me grant prej 35,4 milionë euro tëkyçet në financimin e rrugës eksprese nga Gradsko deri në Drenovë. Me këto mjete do të realizohet edhe një investim kapital i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeverisë së re”, tha Sugarevski.

Kjo marrëveshje e re është me rëndësi të jashtëzakonshme për modernizimin e infrastrukturës rrugore në rajonin  e Pellagonisë.

Aksi Gradsko-Drenovë në gjatësi prej 15 kilometrave do të ndërtohet në nivel të rrugës eksprese që do t’i kënaqë të gjitha standardet e trafikut dhe të sigurisë.

Për realizimin e këtij investimi janë paraparë edhe mjete buxhetore në vlerë prej 31 milionë denarë në vitin 2017, 103 milionë në vitin 2018 dhe 2019 dhe 9 milionë në vitin 2019.

Ministri Sugareski pret një rrugë krejtësisht të re nga Gradsko deri në Prilep të ketë deri në fund të vitit 2019 apo fillim të vitit  2020, në të cilën do të rritet shpejtësia dhe siguria e të gjithëve që udhëtojnë në atë pjesë të Republikës së Maqedonisë.

Siç tha në vijim janë aktivitetet e fazës së dytë për ndërtimin  aksit nga gryka Farishka deri në grykën e Drenovës ku ka disa probleme të lidhura me arkeologjinë, mjedisin e jetesës dhe shpronësimin, por se punohet në tejkalimin e tyre.

Për fazën e tretë, gjegjësisht ndërtimi i aksit nga Trojanci deri në Pletvar, përfshirë edhe hyrjen në Prilep, Qeveria në në negociata përparuese me BE-në që të sigurohen mjete shtesë.

Duke theksuar se Qeveria ka për qëllim dhe vullnet përmes hapave të mençur dhe bashkëpunimit intesiv t’i shfrytëzojë të gjitha fondet të cilat BE i vendos në disponim, tha se në suaza të programit për tran sport 2014-2010 janë ndarë gjithsej 108,9 milionë euro për projekte për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore përgjatë rrjetit të korridoreve transportuese evropiane të cilat kalojnë nëpër RM.

Theksoi se nga këto mjete është planifikuar 60 milionë të përdoren për hekurudhën ndaj Republikës së Bullgarisë, një pjesë e mjeteve do të përdoren edhe për fazën e fundit nga rruga eksprese deri në Prilep, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve për projekte të tjera të cilat do ta përmirësojnë cilësinë dhe sigurinë e infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore, si për shembull rehabilitimin apo përmirësimin e sigurisë në komunikacion.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndërtimin e austotradave, tha se po punohet por se jo me tempo të cilën e dëshirojnë, për shkak të problemeve administrative të cilat duhet të tejkalohen.

Informoi se lidhur me ndërtimin e aksit Demir kapi – Smokvicë problemi me linjën e transmetimit të MEPSO do të zgjidhet me atë që tashë sot pritet të regjistrohet në kadastër që të mundet pastaj NP për rrugë shtetërore të shtrojë kërkesë deri te Ministria e Transportit dhe  Lidhjeve të kërkojë dislokim.

Lidhur me problemin e dytë me qendrën kontrolluese, tha, se do të tejkalohet ashtu që toka nga RM do të transferohet në NP Rrugët e Maqedonisë që të mundet të parashtrojë kërkesë për leje për ndërtim.

Për ndërtimin e autostradës Milladinovc-Shtip tha se punohet në nënshkrimin e aneksit për vazhdimin e marrëveshjes me qëllim që në mënyrë intensive të vazhdojë ndërtimi.

Në pjesën e ndërtimit të autostradës Ohër-Kërçovë, informon se në terren punohet me intesitet të zvogëluar, por se intesivisht po punohet me mbikëqyrësit në atë të shihet sa nga ato mjete shtesë të jenë në masë më të vogël.

Për austostradën nga Shkupi në drejtim të Bllacës, kumtoi se duhet të bëhet riprojektim sepse ka si duket ka probleme me tunelet të cilat janë paraparë, ndërsa lidhur me rrugën Dibër në drejtim të Shqipërisë po shqyrtohen të gjitha opsionet me qëllim sa është e mundur të evitohen të gjitha problemet.