Është shuar zjarri që dje dhe mbrëmë gjatë natës kërcënoi manastirin Treskavec afër Prilepit. Sipas Stanko Koleski, shef i njësisë zjarrfikëse të Prilepit, mbi njëqind vullnetarë janë paraqitur në thirrje dhe në orët e hershme të mëngjesit zjarri është shuar, por gjatë ditës vatrën e ruajnë rreth 70 njerëz.

megjithatë, disa flakë të zjarrit ende janë aktive në pjesën e ulët, drejt fshatit Gorno Sello dhe Mramorani. Po digjet bari i thatë, ekipet po punojnë dhe janë aktivizuar rreth 30 njerëz.

“Në rajonin e Prilepit ende janë aktive dy zjarre të mëdha. Njëri është në atarin e fshatrave Bonçe dhe Krushevicë. Atje janë kapluar 150 hektarë pyje të përziera dhe terreni është vështirë i kalueshëm. tashmë pesë-gjashtë ditë është aktiv edhe zjarri rreth fshatit Nikodin të Prilepit. Atje janë kapluar rreth 250 hektarë pyje. Dje u intervenua me helikopter të ARM-së, ndërsa sot pritet të arrijnë kanaderë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, deklaroi Koleski.