Lidhja Automoto e Maqedonisë sot pasdite kumtoi se prej orës 19 është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë.

Ky aks rrugor u ndërpre në të dy drejtimet për shkak fatkeqësisë rrugore në të cilën një kamion me targa të Malit të Zi, i cili ka tërhequr rimorkio, është përplasur në një mbikalim të rrugës. Në aksident nuk ka persona të lënduar.

Nga SPB Kumanovë informojnë se automjeti transportues i tipit “Volvo” ka lëvizur nga Kriva Pallanka drejt Kumanovës dhe në afërsi të lagjes “Karposh” është përplasur në mbikalimin, me ç’rast nga kamioni është ndarë rimorkio. Kamioni është drejtuar nga shtetasi serb A.S (1969).