Edhe pse ka mbushur 13 vjeç, ky djalë duket dhe sillet si një vogëlush 2-vjeçar. Bëhet fjalët për një fëmijë britanik, i cili vuan nga një çrregullim shumë i rrallë.

“Daily Mail” shkruan se Angus Palmes peshon vetëm 13 kilogramë për shkak të një anormaliteti kromozomesh që i ka ndaluar rritjen normale.

Ndërkohë doktorët janë shprehur se nuk kanë parë kurrë një rast si i tij dhe nëna e djalit fatkeq mendon se është i vetmi person në botë që e ka këtë çrregullim.

Tandy, nëna e Angusit, thotë se djali i saj është operuar mbi 40 herë për shkak të problemeve me shëndetin që i ka shkaktuar ky çrregullim.