Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë sot sekretarit amerikan të Shtetit James Mattis, se vendi i tij “nuk ndihet rehat” për shkak të mbështetjes amerikane ndaj grupit ekstremist kurd YPG, degë e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).

Në kumtesën e lëshuar pas takimit në Ankara, thuhet se të dy zyrtarët janë pajtuar rreth rëndësisë për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe Irakut, derisa kurdët në veri të Irakut kërkojnë referendum për pavarësi, transmetojnë mediat botërore.