Këngëtarja Era Istrefi shumë shpejt do të prezantojë për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

Një pritje e gjatë por që do ja vlejë, kështu ndodhi edhe me projektin e saj të fundit “Redrum”, i cili u publikua një vit pas projektit paraprak, megjithatë doli të jetë një këngë shumë e suksesshme.

Era, përveç se në muzikë, është shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, Istrefi ka publikuar disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft me stil, veshur në një palë xhinse të ngushta dhe bluzë të zezë.

Duke qenë e përkushtuar ndaj palestrës, Era ka arritur që më së miri të formësojë trupin e saj.

Ajo shfaqet tejet atraktive me stilin e saj ‘gangsta’.