Këngëtarja shqiptare Eni Koçi, është nga më të bukurat që ka estrada jonë.

E re, atraktive, me një fytyrë që u ngjanë kukullave e një trup me linja të përsosura, ajo kompletohet dhe lirisht mund t’i vihet cilësimi si “bukuroshe”.

Në imazhin e fundit që ka publikuar në Instagram, si pjesë e një fotosesioni, ajo duket tejet atraktive, edhe pse ka vënë sipër vetëm një këmishë të bardhë.

Përderisa për këpucët, ka ndjekur trendin e fundit të botës me të ashtuquajturat “overknee boots”, të cilat janë modifikim i çizmeve të gjata në sandale të punuara nga materiali i njëjtë nga i cili prodhohen pantallonat jeans.

Në këtë imazh të sajin, sigurisht s’ka munguar “like” nga i dashuri i saj prej muajsh, reperi Genc Prelvukaj, i cili lidhjen me bukuroshen tiranase, ende nuk e bëri publike. /Prive.al