Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia po vazhdon të na befasojë. Kësaj here ajo ka publikuar një fotografi në “instagram” por pa ndonjë ndryshim të madh me fotot e kaluara, të cilat i ka hedhur ditë më parë.

Ndryshim në foton e fundit të saj, është se ajo është fotografuar anash ku i shihet vetëm gjysma e fytyrës.

Flokët e saj ngjyrë kafe e hapur i duken sikur kanë marrë volum më shumë, dhe tani në këtë foto ajo duket me të vërtetë sikur një “luaneshë”.

Pavarësisht kësaj, Enca po vazhdon të mbaj ritmin e saj dhe të sjellë ndryshime të shumta në pamjen e saj, e deri kur do të vazhdoj kështu na mbetet të shohim.