Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se janë emëruar drejtorë të rinj në disa institucione shëndetësore publike.

Drejtor i ri i Institutit për mjekësi transfuzioni të RM-së është dr. Koço Dimitrovski, i Spitalit klinik – dr. Zoran Llazarov, i Spitalit të përgjithshëm Kavadar – dr.Dime Kocev, i Spitalit të përgjithshëm Veles – dr.Dimitar Strovjanski, i Klinikës universitare për kirurgji digjestive – dr.Zoran Karaxhov, i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve – dr. Katerina Stavriq, i Klinikës universitare të psikiatrisë – dr. Stojan Bajraktarov, i Klinikës universitare të neurokirurgjisë – dr. Vlladimir Rendevski dhe i Klinikës universitare të kirurgjisë maksilofaciale – dr. Sllave Naumovski.

Për drejtor të Entit për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në Shkup është emëruar dr. Maja Manolleva, Shtëpisë së Shëndetit Manastir – dr. Vesna Spirovska, Shtëpisë së Shëndetit Kriva Pallankë – dr. Branko Stamenkovski, Shtëpisë së Shëndetit Kratovë-  dr. Lupço Bojaxhiev, Shtëpisë së Shëndetit Vinicë – dr. Venco Vijunov, e Shtëpisë së Shëndetit Probishtip – dr. Goce Nedellkovski, Shtëpisë së Shëndetit Strumicë – dr. Ljubica Miteva dhe Entit të dëgjimit, të folurit dhe të shprehurit Manastir – dr. Divna Najdovska.

Ministria e Shëndetësisë informon edhe se është shkarkuar drejtori ekonomik i Klinikës për gastroenterohepatologji.