Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se janë bërë edhe tre emërime të reja në tre institucione shëndetësore publike në vend.

Drejtoreshë në Entin e gerontologjisë është emëruar Salija Ljatif, në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët – Kozle – është emëruar Angellço Andonovski dhe në Klinikën univerzitare të reumatologjisë – Filip Guçev.

Nga MSH-ja informojnë se në Spitalin psiqijatrik në Bardovc mbetet drejtori i deritanishëm, Qamil Kovaçi.

Gjithashtu janë shkarkuar drejtorët ekonomik të këtyre institucioneve shëndetësore publike: Qendra klinike Tetovë, Qendra klinike Shtip, Klinika Unierzitare për radiologji dhe onkologji, KU për kardiologji, KU për kardiokirurgji, KU për biokimi klinike, KU pë neurokirurgji, KU për kirurgji digjestive, KU për kirurgji plastike, KU për kirurgji torakale dhe vaskulare dhe KU për gastroenterohepatologji.

‘Në lidhje me emërimet e drejtorëve të rinj në institucionet shëndetësore publike, Ministria për Shëndetësi qëndron prapa vendimeve të marra dhe besojmë se së bashku me këta kuadro të ri do të realizojmë vizionin tonë për një shëndetësi më të mirë për të gjithë qytetarët e RM-së’, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.