Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik, ku duhej të emërohet ushtruesi i detyrës prokuror publik i Republikës së Maqedonisë në vendin e Marko Zvërlevskit, sot u anulua për më 29 gusht për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Këshillit Petar Anevski deklaroi se më 29 gusht për u.d. shef i prokurorisë publike të RM-së do të zgjedhet prokuror nga radhët e prokurorëve aktuale publikë në Prokurori.

Në këtë moment, Zvërlevski, të cilin Kuendi më 17 të këtij muaji e shkarkoi nga detyra, e emëroi prokuroren Liljana Spasevska.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e pardjeshme i propozoi Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit publik të ri shtetëror.

Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për prokurorinë publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, prej të cilëve një prej gazetave që publikohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët, të cilët e flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën zyrtare”.

Këshilli i prokurorëve publikë, megjithatë, ka afat prej 15-të ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të jep mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Mandati është prokuror publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të sërishëm.