Në ujërat e Liqenit të Ohrit sot do të notohet Maratona e 31-të e Ohrit, që është garë e rregullt nga “Gran Pri” garat maratonike në ujëra të hapur të Federatës notuese botërore (FINA).

Në fillimin e caktuar për në mesditë në Shën Naum, duhet të paraqiten 22 notues, prej të cilëve 15 në konkurrencë të meshkujve dhe shtatë në atë të grave. Pritet që të parët prej tyre shtegun “Klime Savin” të gjatë 30 kilometra ta notojnë për rreth pesë orë e gjysëm, varësisht nga kushtet e kohore.

Mes pjesëmarrësve janë edhe tre notues nga Maqedonia – Evgenij Pop-Acev, Aleksandar Ilievski dhe Aleksandar Pançevski.

Maratona e Ohrit mbahet nën patronazhin e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili do të marrë pjesë në këtë manifestim.

Fondi shpërblyes është 10 mijë dollarë. Bashkëorganizatorë të garës janë komuna e Ohrit, Federata notuese e Maqedonisë dhe Agjencia për rini dhe sport.

Rekordin në këtë maratonë e Aksel Rejmond, të arritur para dy viteve, kur, atëherë 19-vjeçari francez shtegun e notoi ppër 5:09:54.