Elita 5 së shpejti do të vijë në një bashkëpunim shumë interesant. Bëhet fjalë për Elitën, vajzën e Arif Ziberit, i cili tregon arsyet pse do të realizonte një këngë me vajzën.

Tashmë e njohim vajzën e solisit të Grupit Elita 5, Elitën, e cila ka trashëguar talentin e babait.  Këtë e ka dëshmuar edhe në një talent show në Turqi “O ses turkye”.

Sa i përket kësaj Arif Ziberi në emisionin veror 21 Gradë në RTV21 ka thënë se është ndier shumë krenar si dhe ka konfirmuar se do të sjellë një këngë bashkë me vajzën.

Por siç ka cekur ai nuk do ta bëjë këtë vetëm pse Elita është vajzë e tij, por se këndon mirë.

“E meriton që unë edhe ajo ta bëjmë një duet, i kam thanë kompozitorit të grupit, Virusit që kur të ketë një ide që mendon se është diçka e bukur për neve do ta realizojmë”, ka thënë Ziberi.