Personi i cili është i dyshuar se e ka drejtuar furgonin, i cili dje u përplas në këmbësorë dhe u shkaktoi vdekjen 14 personave në qendër të Barcelonës, është mes pesë terroristëve që policia spanjole i vrau gjatë sulmit në Kambrils, publikoi gazeta spanjole “El Pais”, duke iu referuar burimeve policore.

Policia katalonjase kumtoi se deri tani ka arrestuar katër persona lidhur me sulmet terroriste në Barcelonë dhe Kambrils.

Paraprakisht, agjencia katalonjase për mbrojtje civile në Tuiter publikoi se numri i të lënduarve në sulmet e djeshme në Barcelonë dhe Kambrils arriti 126 persona, prej të cilëve 17 janë në gjendje kritike.

Global