Organizata Humanitare “El Hilal”, mbrëmë në Kurshumli Han organizoi manifestimin tradicional të synetimit. 400 fëmijë nevojtarë nga vendet të ndryshme të Maqedonisë, sivjet iu nënshtruan këtij akti fetar dhe shëndetësor.
Me parakalimin e një grupi të fëmijëve, për nder të finalizimit të projektit të sivjetmë, i cili po realizohet për 14 vite me radhë pandërprerë, në Kurshumli Han mbrëmë pati një festë të vërtetë kulturore. Fjalime rasti patën Behixhudin Shehapi, kryetar i “El Hilal”-it, Tylin Erkal Kara, ambasadore e R. Turqisë në Shkup dhe Abdylkadir Karrllëk , zv.kryetar i qytetit të Bursës së Turqisë. Siç dihet, pikërisht ky qytet, për më tepër se një decenie, bashkë me Komunën e Çairit e mbështesin këtë projekt të rëndësishëm.
Në fund, për mysafirët u dha një koktej, ndërkaq duanë e synetimit e lexoi Ali ef Sadiku, sekretar i “El Hilal”-it.