Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e muzikës, pasi një nga reperat më të dashur në botë është ekzekutuar me armë dhe më pas ka ndërruar  jetë në spital.

Reperi amerikan, Yung Mazi, është vrarë mbrëmjen e kaluar në komunitetin e Kirkëood.

Një raport i XXL, tregon që reperi nga Atlanta ishte plagosur në dhjetor të vitit të kaluar, duke qenë kjo hera e dytë brenda tetë muajsh që ai është sulmuar.

Mazi raportohet se është plagosur disa herë gjatë karrierës së tij, duke bërë që ai të pohojë se është “pancir” kur e kishin sulmuar për herë të 11-të.