Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë, në periudhën janar-qershor të vitit 2017, është 146.245.456.000 denarë dhe shënon rritje prej 16,2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, madhe, është 199.947.002.000 denarë që është rritje për 11,2% në krahasim me gjysmëvjetorin e parë të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror për Statistikë.

Deficiti tregtar, në periudhën janar-qershor të vitit 2017, është 53.701.246.000, ndërsa mbulimi i importit me eksport është 73,1%.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve me metale fisnike ose komponime të tyre, sete të përçuesve për djegie dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, ferronikeli dhe veshjet. Në import më së shumti janë të përfaqësuara platini dhe legurat e platinit, të papërpunuara ose në pluhur, vajra të naftës dhe vajra të fituara nga mineralet bituminoze (përveç i papërpunuar), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit dhe energjia elektrike.

Në periudhën janar-qershor 2017, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.