Ekspertët juridik konsiderojnë se shkarkimi i Prokurorit Publik Marko Zverlevski hap rrugën e procesit te reformave në sistemin gjyqësor, por se ky hap nuk është i mjaftueshëm për tu arritur një sistem gjyqësor i besueshëm për qytetaret. Sipas Mersim Maksutit profesor universitar, pas shkarkimit te Zverlevskit ka edhe shume për tu bere. Sipas tij, të nevojshme janë reformat në funksionimin e Këshillit të Prokuroreve Publik të Maqedonisë dhe reformat në procesin e emërimit te Prokuroreve Publik në vend.

Reforma e pare qe duhet bere ne Prokurori është qe te vihet para përgjegjësisë për punën e vet, Këshilli i Prokuroreve Publik për arsye se deri me sot Këshilli i Prokuroreve Publik nuk ka pasur baza mbi te cilat ai do te sanksionoje ose do te dënoje për punën e tij ose anëtaret e Këshillit. Reforma tjetër e cila do te duhej te ndodh është ajo e cila ka te beje me vendosjen e kritereve te qarta lidhur me emërimin e Prokuroreve Publik ne Maqedoni, lidhur me avansimin e tyre si dhe me shkarkimin eventual te tyre- tha ekspert Juridik Mersim Maksuti.

Ndërkohë profesoresha universitare Besa Arifi, vlerëson se pas shkarkimit të Zvërlevskit si hap i rëndësishëm i drejt një gjyqësori të besueshëm do të ishte zbardhja e rasteve siç janë Monstra, Sopoti dhe të tjera.

Nuk është ky hapi I vetëm që duhet të merret por duhet të bëhen të gjitha hapat të tjerë të nevojshëm në mënyrë që të vendoset drejtësia dhe të paktën disa nga rastet që ishin si raste më problematike të zbardhen në vend dhe kjo kërkon një përkushtim më të madh nga organet gjyqësore dhe organet tjera- tha Besa Arifi ekspertja juridike.

Ndryshe gjate ditës se djeshme Qeveria deklaroi se në seancën e radhës qe do te mbahet te martën, do të kërkoje nga Kuvendi qe te shpall konkursin për Prokuror te ri Publik. Sipas kalkulimeve, Prokurori i ri Publik nuk besohet te zgjidhet para mbajtjes se zgjedhjeve lokale. Deri ne emërimin e Prokurorit te ri publik, funksionin e Prokurorit Publik do ta kryej Liljana Spasovska./alsat-m        

Global