Nëse dhe kur Maqedonia do t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së varet nga shumë faktorë përfshirë edhe vendet anëtare, thotë Mark Lait zyrtar i lartë i NATO-s, i cili në vitin 2001 gjatë konfliktit ishte përfaqësues i posaçëm i Xhorxh Robertsonit. Sipas tij, nga ajo periudhë e deri më sot Maqedonia është avancuar por nuk theksoi nëse është e mundur që vendi të anëtarësohet në NATO nën referencën e përkohshme IRJM, para se të zgjidhet çështja me Greqinë.

NATO dhe BE janë prononcuar se ata janë për anëtarësimin e vendit. Megjithatë, shumë varet nga shtetet anëtare dhe ajo duhet të zgjidhet mes tyre. Unë nuk do të jepja afat kohor, por është e qartë se ne duam të shohim Maqedoninë si pjesë e NATO-s dhe BE-së. Pasi që përmendet referenca IRJM, atëherë me siguri që në NATO diskutohet mbi këtë temë. Por ajo përsëri do të jetë marrëveshje mes shteteve anëtare- deklaroi Mark Leit, përfaqësues i lartë i NATO-s.

Leit thotë se në Ballkan ende ka faktor rreziku, si dhe faktorë të jashtëm duke e përmendur tentimin e Rusisë për ndikim, veçanërisht në Mal të Zi. Profesori universitar, Stojan Sllavevski, thotë se është mirë që komuniteti ndërkombëtar fokusin mbi Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë përsëri e vendos në plan të parë sepse përsëri ka çështje të hapura të cilat duhet të mbyllen.

Ne ngadalë jemi duke i mbyllur çështjet e hapura. Me Bullgarinë nënshkruam marrëveshje. Çështja mbetet e hapur me Greqinë dhe unë mendoj se ekziston marrëveshje e përkohshme dhe ajo mund të përdoret për të hyrë në NATO nën referencën e përkohshëm IRJM. Por për këtë nevojitet presion i fortë nga NATO dhe SHBA që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme që do t’i kënaqë të dyja palët- tha Stojan Slavevski, profesor universitar.

Vendi juaj ka marrë vendim politik për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së por në anën tjetër është edhe vendim politik nëse Maqedonisë nën cilin emër dhe a do të bëhet pjesë e klubit të NATO-s- deklaroi Bruk Smit nga Kolegji i -NATO-s për sigurinë në Romë.

Konferenca ndërkombëtare për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimin e vendeve në NATO dhe Beu mbajtë në Ohër nën organizimin e Departamentit të Diplomacisë Publike të NATO-s, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë Qendra Marshall, Kolegji i NATO-s në Romë dhe OJQ-ja Qendra Marshall Maqedoni./alsat-m