Ekipet e EVN Maqedoni edhe në periudhën e ardhëshme do të punojnë në sanimin e 14 shtyllave në komunën Çashkë, Veles. Furnizimi me energji elektrike për konsumatorët e këtij rajoni është i mundësuar përmes lidhjes së përkohshme, ndërsa pritet që sa më parë të bëhet edhe sanimi i dëmeve dhe zgjidhja e situatës.

Njëkohësisht, deri në fund të ditës së nesërme pritet edhe sanimi i 5 shtyllave të djegura në Zelenikovë.

Ndërkohë, për shkak të zjarreve në Makedonski Brod, ndërsa sipas vlerësimit të ekipeve të EVN të cilat janë në terren, janë të djegura tre shtylla në fshatin Mogilec. Ky numër i shtyllave të djegura pritet të pësojë rritje për shkak se në disa vende ende nuk ka qasje për shkak të zjarreve aktive që nuk shuhen.