E bija e dëshmorit të UÇK-së, Agim Ramadanit, Lorina ditë më parë i dha fund beqarisë së saj.

Ajo u  martua me Faton Hazirin, derisa martesën e saj e kanë bërë të ditur familja Ramadani.

 Ndërkohë, një urim Lorina ka marrë nga këngëtarja e njohur Edona Llalloshi.

Edona pak më parë në profilin e saj në instagram ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Lorinën.

“Lorina qê ia pashë rritën e zhvillimin sot u bë nuse.Mu kujtuan shum momente te kaluara bashkë dhe e ndjeva dashurinë dhe krenarinë që më lidhi me emrin e kësaj familje të çmuar.Urime Lorina Agim Ramadani paç fatin dhe lumturinê më të madhe në botë!”, kishte shkruar Edona