Sulejman Mehazi

Edi Ramë shqiptari i ka thyer ligjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit, na është bërë francez, anglez, gjerman, po bile i ka tejkaluar me qeverisjen e tij të re edhe amerikanët. Tani e tutje do ta thirrim Edi Ballkaneuropiani. Pse, a se meriton këtë emër? E si s’e meriton kur qeverinë e re e ka formuar knap: 50% burra, 50% gra. I mençur është ai, nuk është si ata gjermanët që kanë lejuar vetëm një grua plakë, Merkelin me rudha, ta udhëheqê politikën gjermane, po edhe si amerikanët me Hilari Klintonin plakë bardhavele afër 60 vjeçare. More ky i yni, Ramë Adidaskë Ballkaneuropjani ka zgjedhur 50%-shin e grave të bukura të lindura gjatë viteve 70-80 taman në atë moshën më të mirë të bukurisë e të fuqisë. 50% i ministreshave të këndshme përballë 50%-t të ministrave të pashëm. E kur do bashkohet 50%-shi i ministreshave elegante me 50%-shin e ministrave burra, bëhet e krijohet çifti i mrekullueshëm qeverisës i 100%-shave(përq…shave). Pastaj fjalorit politik shqiptar ia ka plotësuar përveç burrështeti dhe grashteti. Tani shqiptarët e Shqipërisë jo vetëm që do frikohen e përkulen para burrështetit, por edhe para grashtetit. Deri sa më parë janë frikësuar vetëm prej Enver Hoxhës, tani e tutje do frikohen edhe para shumë burrështetasve e grashtetasve. *** Ju 50%-shi i grashtetit shqiptar mos doni të na shitni çallam me bukurinë e veshjet tuaja të shtrejta e të bukura!? Ju ministreshat e Edi Ramës mos mendoni se jeni më të privilegjuara e më të bukura se meshkujt?, jo asnjëherë. Nëse po, atëherë ju lutemi, të na tregoni se cili është më i bukur: gjeli apo pula, ë, dashi apo delja, ë, luani apo luanesha, ë, kau apo lopa, ë, qeni apo meca(kuçka), ë, maçoku apo maca, ë,??? 28 gusht 2017