Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë së re “Rama 2”, e mbajtur në Llogara.

Ishte vetë kryeministri Rama ai që bëri publike mbylljen e diskutimeve.

Ndër të tjera ai bën publike edhe vendimin e parë të qeverisë së re, që ka të bëjë me shpalljen e vitit 2018 si viti i Skënderbeut.

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT”, shkruan Rama.