Paraqitja e saj në festivalin e karnavaleve, bëri që bukuroshja nga Barbadosi të rrëmbejë të gjithë vëmendjen e mediave anë e kënd botës.

Këngëtarja Rihanan publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqej e veshur me bikini dhe pupla, për karnavale.

Ajo u kritikua për shtuarjen në peshë, ndërsa bujë të madhe bëri edhe komenti që i la ish-i dashuri i saj, Chris Brown.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe në drejtim të këngëtares janë drejtuar edhe kritika të tjera, njëra ndërto edhe për përdorimin e ‘photoshopit’.

Në fotografi vërehen detaje tek gishtërinjtë, të cilat bëjnë të mendosh se edhe këngëtarja me famë botërore, nuk i ka rezistuar dot programit për regullimin e imazheve.

Dy thonjtë në një gisht?’ “Photoshop shikoni në gishtin e saj ajo ka 2 thonjtë.”

‘Pse ka 2 thonj në gishtin e saj?, kanë qenë disa nga komentet e fansave, ndërkohë që shumë të tjerë kanë aluduar se 29-vjeçarja ka shumë më shumë peshë, se sa që shihet në fotografi, por që e ka ‘mbuluar’ me anë të ‘photoshopit’.