Katari sot ka marrë vendim për heqjen e vizave për shtetas të 80 shteteve me qëllim të stimulimit të komunikacionit ajror dhe turizmin në vend, që për momentin është në ngecje për shkak të akuzave të ndryshme nga vendet fqinje, si ajo për përkrahje dhe financim të terrorizmit.

Regjimi i ri për hyrje në Katar që veçmë ka hyrë në fuqi, është i vlefshëm për vendet e zonës Shengen të BE-së, vende tjera perëndimore, shtete të Amerikës Jugore, Azisë dhe Libanit.

Shtetasit e 33 shteteve të para do të ju mundësohet qëndrim prej 180 ditësh, ndërsa shtetasit e 47 vendeve tjera, në mesin e të cilave është edhe Republika e Maqedonisë, do të kenë të mundur të qëndrojnë për 30 ditë pa vizë.