Një 10-vjeçare në Indi, e cila është shtatzënë në javën e 32-të, por që nuk e ka idenë se çfarë po ndodh me trupin e saj, tani është bërë lajm nëpër mediat e huaja. Një gazetar i BBC-së, me të dëgjuar për këtë rast, vendosi të shkoj dhe të vizitojë vajzën e vogël në Indi, transmeton Koha.net.

“Kam dëgjuar për raste të tilla dhe madje edhe kam raportuar. Por gjithmonë ishin të moshave 14-15, por ky rast me të vërtetë është i veçantë, ajo është vetëm 10 vjet e madje rasti i saj është edhe më i dhimbshëm”, ka thënë Geeta Pandey.

10-vjeçarja nga India, thuhet se është përdhunuar vazhdimisht nga një i afërm i saj.
Vajza nuk e ka idenë çfarë po ndodh me trupin e saj ende të një fëmije, por pas ankesave se kishte dhimbje barku, ajo u dërgua nga prindërit e saj në spital.

Atje, ata i treguan prindërve të vajzës se ajo është shtatzënë dhe se është në javën e 32, që do të thotë se fëmija ka filluar të zhvillohet mirë.

Për këtë, Gjykata Supreme ka hedhur poshtë kërkesën e familjes së saj për të abortuar foshnjën, pasi një abort i tillë është tejet i rrezikshëm për këtë vajzë të mitur dhe se do t’i shkaktonte probleme serioze në fetus.

Vajza në fjalë është përshkruar si një fëmijë i lumtur e që vazhdimisht buzëqesh. Është e turpshme dhe nuk flet shumë. Gjuha angleze dhe matematika janë lëndët e saj të preferuara. Asaj i pëlqen akullorja, mishi i peshkut dhe i pulës.

Në Indi, abortimet pas javës së 20-të nuk lejohen, pasi mjekët vërtetojnë se jeta e nënës vihet në rrezik.

Vajza ende nuk është në dijeni për shtatzëninë e saj, por i është thënë se ajo ka gurë në bark e për këtë arsye i është fryrë barku.
Ajo është detyruar të hyjë në një dietë të veçantë me vezë, qumësht, fruta, peshk dhe pulë.

Megjithatë, familja e saj është tejet e varfër. Ata jetojnë në një banesë shumë të ngushtë, e cila fatkeqësisht ka vetëm një dhomë.
Autoritetet e kanë përshkruar këtë familje si shumë të mirë, të thjeshtë dhe të respektuar.

Shkalla e abuzimit në Indi:
Një fëmijë nën moshën 16-vjeçare përdhunohet çdo 15 minuta, një fëmijë nën moshën 10-vjeçare përdhunohet çdo 13 orë.
Vetëm në vitin 2015, janë përdhunuar më shumë se 10,000 fëmijë.

240 milionë gra në Indi, u martuan para se të mbushnin 18 vjet.
53.22% fëmijë janë raportuar se ishin pjesë e abuzimeve seksuale. Kjo nga një studim qeveritar.

50% e abuzuesve, janë kryesisht të afërm të fëmijëve.
Pas raportimit të rastit të 10-vjeçares nga mediat, ajo ka marrë vëmendje edhe nga autoritetet, kështu duke marrë kujdesin më të mirë mjekësor dhe kompensim financiar nga qeveria.

Në anën tjetër, ekspertët mjekësorë thonë se 10-vjeçarja do të vuajë nga trauma mendore dhe se do të ketë nevojë për vite të tëra të këshillohet me një psikolog për fëmijë.