Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Çorovodës në Skrapar, ku një 57-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Dyshohet se e ndjera, që humbi jetën gjatë transportit në spitalin e Beratit, vuante nga çrregullimet mendore.

Njoftimi i policisë  

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 15.08.2017, në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja B.D, vjeç 57, me çrregullime mendore, e cila vdiq gjatë transportimit për në spital Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprim.