Cristiano Ronaldo mungon në sfidën që po luhet në këto momente në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Por madrilenët nuk po e ndjejnë mungesën e portugezit, pasi një tjetër “galaktik” po shkëlqen.

Marco Asensio ka shënuar golin e “jetës”, duke bërë që “Bernabeu” të harrojë Ronaldon. Ylli i madrilenëve po shënon gola me peshë, ashtu siç bëri në finalen e Champions League ndaj Juventusit, por edhe në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës po ndaj Barcelonës.