Interi është duke humbur 1:0 nga Roma në “Olimpico”.

Para se vendasit të shënojnë golin e epërsisë përmes sulmuesit, Edin Dzeko, në minutën e 15’të, Mauro Icardi kishte një mundësi të artë për ta kaluar Interin në epërsi.

Por, sulmuesi argjentinas nuk e goditi topin siç duhet, ashtu si edhe Candreva në tentimin e parë.

Menjëherë pas këtij rasti të humbur, Roma u vërsul drejt portës së Handanovic, ku edhe gjeti golin e epërsisë.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë dhe Roma vazhdon të fitojë 1:0.