E njihnit si beqar, por këngëtari i famshëm shqiptar qenka i martuar prej 10 vitesh dhe ka dy fëmijë (FOTO)

Ka menduar ta mbajë gjithmonë jetën e tij private jashtë dritave të kamerave, duke fokusuarnë media vetëm talentin e tij për muzikë. Ai
gjithashtu njihet si një figure që i ka qëndruar gjithmonë larg skandaleve.
Këngëtari i njohur nga Kosova, Valton Krasniqi, i cili na është paraqitur gjithmonë si një djalë beqar e pa angazhime, na ka surprizuar
së fundmi. ‘Gazeta Express’ ka zbuluar se Valton Krasniqi është i martuar prej 10 vitesh dhe është baba i dy fëmijëve.
Ai e ka pranuar këtë lajm dhe ka thënë për ‘Expres’ : ‘Po, jam i martuar dhe kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Nuk kam dashur ta bëj publike publike, sepse nuk dua që familjen time ta përziej me muzikën”.