Një nga ish-ministrat e qeverisë “Rama 1” i cili mbeti pa post në kabinetin e ri e artikuluar gjatë ditës së sotme nga Kryeministri Rama është edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas shpalljes së qeverisë së re ai ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. “ Suksese kolegeve. Rruge e gjate përpara,”-ka shkruar Tahiri, ndërkohë që postimin e ka shoqëruar me një foto të tij duke buzëqeshur. Emrat e qeverisë së dha u zbuluan sot nga Kryeministri Rama gjatë asamblesë së Partisë Socialiste.