Këngëtarja me prejardhje shqiptare vetëm pak javë më parë ka ndryshuar look-un e saj duke i shkurtuar flokët e gjatë bjondë e duket se për këtë arsye është bërë objekt talljeje nga publiku.

Ylli i hitit “The Way I Are” është krahasuar se ka kopjuar ish pjestarin e grupit “One Direction” për look-un e saj si në stilimin e flokëve ashtu edhe në zgjedhjen e akserorëve.

Dhjetra meme me shkrimin “kush e ka veshur më mirë” kanë qarkulluar në rrjetet sociale e sigurisht që Bebe e ka vënë re dhe menjëherë është kundërpërgjigjur.

Këngëtarja bukuroshe ka postuar disa foto në Insta Story me të gjitha krahasimet e në fund ka shtuar “Fiton Harry! Sigurisht, që ai është më i bukur si mua”, duke u’a mbyllur gojën të gjithë zhurmuesëve online.