Geoffrey Kondogbia është lënë jashtë për miqësoren e së shtunës me Real Betis dhe Luciano Spalletti ka konfirmuar se francezi ka kërkuar largimin nga “San Siro”.

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, ka konfirmuar se mesfushori francez, Geoffrey Kondogbia, ka kërkuar largimin nga Zi Kaltrit.

Francezi tashmë është lënë jashtë për miqësoren e së shtunës me Real Betis dhe duket se i ka ditët e numëruara në Serie A, ai kërkohet nga Valencia.

“Kondogbia dëshiron të largohet nga skuadra. Dikush e ka bindur atë për t’u larguar, por ai e bëri në mënyrë të gabuar dhe unë jam i befasuar”, deklaroi Spalletti.

“Ai nuk mund të sillet në këtë mënyrë, sepse ne kemi shpenzuar shumë para për ta transferuar”.

“Kondogbia është dashur të na tregojë se dëshiron të nënshkruajë me një klub tjetër dhe ne do të diskutonim, sepse ne nuk duam të bllokojmë lëvizjen e askujt”, shtoi më tej ish trajneri Romës.

Ai nuk është ftuar për miqësoren me Real Betis, që Interi e zhvillon të shtunën.

Kondogbia u transferua te Interi në vitin 2015, ku ka bërë 56 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.