Adam Lallana do të mungojë disa muaj, e konfirmon Klopp.
Ai ka lënduar kofshën gjatë finales me Atletico Madridin në “Audi Cup” dhe nuk pritet të rikthehet në fushë deri në tetor.
“Ky nuk është lajmi që kemi dashur, fatkeqësisht, dëmi është aq i madh sa do të lë Adamin (Lallanan) për disa muaj, jo javë. Mendoj se ai do të jetë jashtë në gusht dhe shtator”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit.