Nesër pritet të mësohet nëse Ousmane Dembele do të transferohet në “Camp Nou”.

Trajneri i Borussia Dortmundit, Peter Bosz, ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit nesër do të dalin me një vendim për sulmuesin, Ousmane Dembele.

Talenti francez është suspenduar nga Dortmundi pas mungesës në stërvitje, kjo pasi 20 vjeçari dëshiron kalimin te Barcelona.

“Sonte do të takohemi dhe nesër klubi do të dalë me një vendim”, ka thënë Bosz.