Philippe Coutinho është dëshira kryesore e Barcelonës për të zëvendësuar Neymarin

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho do të jetë blerja e tretë e Barcelonës këtë verë, pas Gerard Deulofeut dhe Nelson Semedos.

 Braziliani është synimi kryesor i skuadrës katalunase, të cilët e kanë zgjedhur si zëvendësues të Neymarit.

Sot u raportua se Liverpool ka refuzuar bisedat me Barcelonën, por në Spanjë janë të bindur se ky transferim do të ndodh.

Madje, AS shkruan se Coutinho këtë të premte do të prezantohet si lojtar i Barcelonës dhe të dielën do të luajë në El Clasico ndaj Real Madridit në Camp Nou.

Për shërbimet e tij Barcelona do të paguajë 150 milionë euro, ndërsa në listë është edhe sulmuesi i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele