Keita Balde kërkohet nga gjigantët e futbollit italian.

Për t’u përcaktuar e ardhmja e Keita Balde mund të pritet deri në fund të afatit kalimtar veror.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje të çmimit për sulmuesin edhe pse është në vitin e fundit të kontratës.

Ai kërkon 30 milionë euro për të lejuar largimin e 22-vjeçarit për të cilin janë vënë në radhë Juventusi, Interi dhe Milani.

Juventusi së fundmi ka ofruar 20 milionë euro plus bonuse, por edhe kjo ofertë e ‘Zonjës së Vjetër’ është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e Lazios.