Një momenti i tmerrshëm i uljes së detyruar të një avioni është filmuar në aeroportin e Schiphol të Amsterdamit.

Avioni, i cili është i aftë të mbajë deri në 396 pasagjerë, fillon të lëkundet nga e majta në të djathtë nga erërat e forta, teksa ulet  në pistë.

Nga pamjet e publikuara, duket qartë lëkundja e madhe që pëson Boeing 777 shumë pranë pistës, ku në momentin e fundit, piloti vendos të ngrihet sërish.

Por vetëm 10 minuta më pas, ai rikthehet në pistë dhe këtë ulja është e suksesshme.