Një djalë ka pranuar se ka goditur rëndë të dashurën e tij pasi i refuzoi propozimin për martesë.

Andrei Pavel është shfaqur në vendin e punës të partneres së tij me një unazë dhe tufë me lule.

Në momentin Andrea Nagy i tha ‘JO’, ai humbi kontrollin dhe filloi ta godiste në fytyrë, më pas e rrëzoi duke e lënë me disa dëmtime.

Pasi u arrestua, 25-vjecari pranoi se ishte i mërzitur nga reagimi dhe bëri veprime të tilla.

Ai u deklarua fajtor dhe nuk mund të kontaktojë me Andrea për një vit. Sipas tij, ata ishin në një lidhje serioze prej 3 muajsh, prandaj mori një veprim të tillë.

Andrea sqaroi se pas dy muajsh ata u ndanë, por ai nuk ndalonte së kërkuari derisa u shfaq në punë me propozimin e martesës.