Robin Thicke dhe e dashura e tij April Love Geary janë në pritje të një fëmije.

Modelja 22 vjeçare shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të ndarë një fotografi të ultrazërit ku shihet foshnja gjinia e së cilës është vajzë. Dita kur do të lindë April, është paraparë të jetë në ditën e lindjes së babait të Robin, Alan Thicke.

Aktori 40-vjeçare nisi një lidhje me April tre vjet më parë, pak kohë pas ndarjes nga gruaja e tij Paula Patton. Ai është baba i një shtatëvjeçari me emrin Julian.