Një ngjarje e çuditshme mësohet se ka ndodhur në fshatin Krahës të Memaliajt. Një 53-vjeçar ka denoncuar në polici se 3 persona që nuk i njihte i kanë hyrë në shtëpi.

53-vjeçari me inicialet Sh. M., banues në fshatin Krahës, Memaliaj, ka bërë denoncim në polici se një ditë më parë tre persona të maskuar dhe të paindetifikuar duke u hequr si të njohur, i kanë hyrë në banesë pa pëlqimin e tij duke kontrolluar dhe pastaj janë larguar.

Policia thotë se personat që kanë hyrë e kontrolluar, duket se nuk kanë gjetur atë që po kërkonin.

Pas marrjes së denoncimit, policia u shpreh se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.