Mbappe mund të quhet që tani lojtar i PSG-së. E përditshmja franceze, “L’Equipe”, raporton se PSG-ja ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e sulmuesit të talentuar.

Për shkak të “Fair Play” financiar, Mbappe do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje vitin e ardhshëm. Në verën e vitit 2018, PSG-ja do të paguajë 180 milionë euro për francezin plus bonuse.

PSG do të kompletojë një tjetër transferim bombastik, pas blerjes së Neymar për 222 milionë euro. Gjithçka do të bëhet e ditur të hënën.