Aventura e Stephan Lichtsteiner te Juventusi mund të jetë drejt fundit. Në rast se bardhezinjtë do të firmosnin me Joao Cancelo, zvicerani nuk do të kishte hapësirën e dëshiruar në formacion dhe për këtë po studion alternativa të reja.

“Zonja e Vjetër” e vlerëson 7-8 milionë euro kartonin e 33-vjeçarit, i cili për momentin kërkohet vetëm nga Nice, pasi mësohet se Wolfsburg është tërhequr nga gara për mbrojtësin.