Edin Dzeko insiston se Roma këtë sezon do të luftojë për titullin e Serie A

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko ka thënë se prioritet i Romës nuk është Liga e Kampionëve, por titulli i Serie A.

 Liga e Kampionëve është një garë që më pëlqen, e ku do të kërkojmë të bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Por prioriteti ynë është fitimi i titullit në Serie A”, Tha Dzeko.

Ai po ashtu tha se edhe në aspektin individual dëshiron që të rritet edhe më shumë se sa në sezonin e fundit.

“Dua të fitoj dhe të bëj edhe më mirë për Romën, sepse kampionati italian në aspektin taktik është më i miri në botë. Këtu kam mësuar shumë gjëra që nuk i kisha hasur më parë. Këtu, të gjitha skuadrat janë të përgatitura mirë taktikisht, edhe të ashtuquajturat ekipe të vogla”