Dy vjet më herët më 26 gusht të 2015 u arrit ujdia për Demarkacionin në Vjenë.

Këtë të shtunë u bën 2 vjet që kur Hashim Thaçi në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme e kolegu Igor Llukshiq hodhën firmat në një marrëveshje e cila më pas do të bëhej shkak i shumë zhvillimeve në vend.

Në nënshkrimin e ujdisë i përfshirë ishte edhe Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe homologu i tij Rashko Konjevic.

Por dakordimi i Vjenës 2 vjet më pas ende nuk ka gjetur zbatim. Nisi të kundërshtohej ende pa u finalizuar.

Përderisa Agjencia Kadastrale mbronte formën e Demarkimit liderit të AAK’së i kishte humbur durimi. Përplasja e hartave për fytyre ndaj Murat Mehës nuk ishte forma e vetme e shprehjes së pakënaqësisë për marrëveshjen.

I ashpër ishte edhe kundërshtimi i opozitës që hodhën vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa, kur gjatë raportimit për marrëveshjet e arritura në Bruksel u gjuajt me vezë.

Vezët s’do ishin të vetmet që do të përdoreshin në Kuvend.

Gazi lotësjellës u bë trendi që opozita mbajti me javë të tëra në Kuvend sa herë i vinte radha demarkacionit.

Për tensionet e shkaktuara në Kuvend shumë deputetë opozitarë edhe u arrestuan.

Pos në Kuvend tymi doli edhe rrugëve.

Protestat shpesh eskaluan edhe në dhunë e shpesh pas tyre flitej për të arrestuar, të lënduar, priotestues, policë e gazetarë.

Liderët e pozitës përsërisnin se Kosova nuk humb territor ndërkaq lëvizjet e opozitës jo rrallëherë u quajtën edhe etje për pushtet.

Tëori të ndryshme u dhanë për Kullën e Çakorrin edhe në debatet e organizuara me njerëz të fushës.

Por përfundimi ishte i njëjti, opozita kishte vendosur të kundërshtoj në çfarëdo forme ratifikimin e marrëveshjes.

Mos bindja e shumë deputetëve bëri që edhe të organizohet një debat shkencor në Kuvend ku u ballafaquan me faktet palët mospajtuese.

Në kundërshtime u përfshinë edhe qytetarët por përmes peticionit që grumbulloi, mbi 200 mijë nënshkrime.

Banorët e zonës disa herë dolën në pikat kufirtare për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë në matjet e bëra.

Fjalori i politikanëve sa shkonte e shpërsohej.

E arsyeja më e fortë sipas pushtetarëve ishte lëvizja e lirë e qytetarëve që po kufizohej me mos ratifikimin e marrëveshjes.

Qeveria me në krye Isa Mustafën u tërhoq nga votimi në Kuvend ndërsa më vonë thirrjet për rënie të ekzekutivit u bën realitet me nisjen e një mocioni ideuar nga Nisma për Kosovën.

Por zyrtarët e BE’së vazhdimisht thanë se Kosova mbeti pa liberalizim shkaku i mosvotimit të demarkacionit, që ishte kushti kryesor bashkë me luftimin e krimit e korrupsionin.