Dy turistë të dehur që po vizitonin një ujëvarë në Amboli të Indisë vdiqën pasi kaluan me shaka mbi pengesën e sigurisë dhe aksidentalisht u ranë poshtë.

Mediat e huaja tregojnë se videoja shqetësuese tregon momentin e mbytjes së Imran Gardi, 25 vjeç, dhe Prasad Rathod, 21 vjeç, në këtë vendpushim popullor turistik.

Ata punonin në një fermë të shpendëve dhe po vizitonin Ambolin së bashku me kolegë të tjerë.

Incidenti i ndodhur të hënën u kap nga kamera dhe u bë viral në mediat sociale të enjten.

Videoja tregon Gardi dhe Rathod duke kaluar pengesën e sigurisë në zonën e rrezikut, ndërsa turistët bërtitën tek ata për t’u ndalur.

Por Rathod humbi balancin dhe ra në luginë – rreth 30 metra më poshtë – së bashku me Gardin, i cili i kishte kapur dorën.

Megjithëse turistët e panë incidentin, ata nuk u përpoqën t’i ndalonin fizikisht burrat që të kalonin pengesën e sigurisë pasi thanë se burrat ishin të dehur.