Prej disa javës, kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët shqiptarë që të bëhen pjesë e qeverisjes.

“Zyra e Bashkëqeverisjes” quhet vendi i punës që Rama u ka ofruar qytetarëve të interesuar që të bëhen pjesë e programit të tij për të ndërtuar një medium ku shqiptarët do të mund të ankohen apo të japin sugjerimet e tyre për politikën, ekonominë dhe aspekte të tjera sociale në vend.

Por shumë nga aplikuesit, të cilët sipas Ramës janë deri më tani 231, e kanë patur të vështirë të pronohen në konkursin që do të zhvillohet për rreth 40-50 vende pune.

Rama ka shpjeguar dy kushtet e tij përmes një statusi në rrjetin social

STATUSI

Kur mbeten edhe 10 dite nga afati fundor, numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret ka shkuar 231????

Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.

Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.

Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.

Faleminderit.

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes